BallinaLajme

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja: Gjyqtari Radomir Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën për seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese pasi ka thënë se gjyqtari Radomir Llaban që u caktua për këtë çështje është një serb që në vitet e mëhershme sipas raporteve të institucioneve, është konsideruar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sipas Osmanit, Llaban dyshohet se ka tentuar në ndryshimin e rendit kushtetues.

Presidentja ka deklaruar se ky gjyqtar, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë të viteve 2018, 2021 dhe 2024, është identifikuar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari që cenojnë rendin kushtetues të vendit.

“Tërheqja e kësaj kërkese është e domosdoshme. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona që, sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë atë”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi se gjyqtari Llaban nuk është emëruar nga ajo, por në vitin 2018, dhe se procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.

Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Osmani më 22 korrik iu drejtua Kushtetueses me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh. Më 26 korrik, përfundoi afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Pas kësaj, pësoi një masë e përkohshme e gjykatës që nuk i lejon deputetët të marrin asnjë veprime për dy javë, deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe, u prit një tjetër sqarim nga Kushtuesja. Por kur sot është data 5 gusht, ky sqarim nuk ka ardhur.

Back to top button