sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Osmani takon Susanne Schütz: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë

    09/07/2021 20:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila e përgëzoi për detyrën.

    Sipas komunikatës presidenciale, ambasadorja Schütz theksoi se lidershipi i institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit paraqesin një kthesë për zhvillime të reja.

    Në komunikatë po ashtu theksohet se Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme historike të Gjermanisë ndaj Kosovës.

    Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi se Gjermania mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë. Tutje, Presidentja Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe fuqizimin e atyre ekzistues. Ambasadorja Schütz ritheksoi se Gjermania është mbështetëse për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e Gjermanisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur më dhunë në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut. Presidentja Osmani theksoi që dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes përfundimtare.

    Artikuj të ngjashëm

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.