Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar presidentin kroat, Zoran Milanovic.
Ajo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tij ndaj Kosovës, shkruan GazetaDemos.
“Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike”, shkruan Osmani në Facebook.