Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në New York, ku po zhvillon takime me liderë botëror, shkruan GazetaDemos.
Së fundmi, Osmani ka takuar presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.
Tutje, ajo bëri të ditur se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në Neë York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës.
Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. 🇽🇰🇲🇷