Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga samiti i Ukrainës, shkruan GazetaDemos.
Ajo në këtë samit ka takuar liderë të ndryshëm botëror, ndër ta edhe presidentin e SHBA-ve, Joe Biden me të cilin në një foto shihet duke shtrënguar duart me të.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në Neë York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Osmani në një postim në Facebook.