Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Siguri ka zhvilluar disa takime të ndara me përfaqësues nga shtetet të ndryshme.
“Krahas delegacioneve të larta në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë, pata kënaqësinë që në takime të ndara të mirëpres e të bisedoj me përfaqësuesit shtetëror nga: Çadi, Tajlanda, Republika Domenikane, Shqipëria, Gjermania dhe Kanada”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Forumi Për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka filluar sot dhe do të vazhdoj edhe nesër në Prishtinë, nën udhëheqjen e presidenten Osmani.