Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Tim Burchett.
Osmani ka theksuar se me Burchett u dakorduan që të thellohet partneriteti mes Kosovës e ShBA-së.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në qendër të bisedës sonë me Kongresistin republikan Tim Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona.
U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve.