Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Gjatë këtij takimi, ajo ka theksuar se është shumë me rëndësi që Serbia të mbahet përgjegjëse për këtë sulm dhe të ndërmerren masa ndaj saj, në mënyrë që mos të lejohen sulme të tilla në të ardhmen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas njoftimit që ka lëshuar Presidenca, Osmani ka falenderuar “partnerët për solidaritetin dhe përkrahjen ndaj Kosovës pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur nga Serbia dhe nga i cili humbi jetën, heroi i Kosovës, rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë.”
“Presidentja ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për punën e shkëlqyeshme dhe koordinimin, si dhe ka potencuar që është me rëndësi që ky koordinim të vazhdojë në mënyrë që të parandalohen sulme të reja. Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar për paqe e stabilitet, integrim dhe gjithëpërfshirje të komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport me të cilin foli për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Presidentja Osmani falenderoi partnerët për solidaritetin dhe përkrahjen ndaj Kosovës pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur nga Serbia dhe nga i cili humbi jetën, heroi i Kosovës, rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë.
Presidentja ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për punën e shkëlqyeshme dhe koordinimin, si dhe ka potencuar që është me rëndësi që ky koordinim të vazhdojë në mënyrë që të parandalohen sulme të reja.
Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar për paqe e stabilitet, integrim dhe gjithëpërfshirje të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Por, siç potencoi Presidentja, është shumë me rëndësi që Serbia të mbahet përgjegjëse për këtë sulm dhe të ndërmerren masa ndaj saj, në mënyrë që mos të lejohen sulme të tilla në të ardhmen.