Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se Osmani ka riafirmuar se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës