sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani takohet me Linde: Prioritet yni është bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare

    08/07/2021 13:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Osmani priti në takim kryesuesen e OSBE-së, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

    Në takimin me Ann Linde, Osmani bisedoi për rolin e OSBE-së në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë me këtë organizatë.

    Në këtë vizitë, Linde ishte e shoqëruar edhe nga Asa Regner, zv. drejtoreshë e UN Women, duke qenë që në fokus të kësaj vizite ishte edhe çështja e fuqizimit të vajzave dhe grave në fushën e sigurisë dhe në procese të paqes.

    Presidentja Osmani theksoi mirënjohjen për rolin që kjo organizatë e ka luajtur në Kosovë në vitet ’90, nëpërmjet misionit të saj vëzhgues, por edhe pas luftës, në forcimin e institucioneve. Ajo ia paraqiti ministres Linde synimin e institucioneve që t’i thellojnë raportet me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare siç është OSBE-ja.

    “Prioritet yni është bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i vendit tonë në to, ngase kësisoj do të përfitonin të gjithë qytetarët e vendit”, tha Osmani.

    Ajo i kërkoi ministres Linde që Suedia, si vend udhëheqës i OSBE-së, të ndikojë që raportet e Kosovës me këtë organizatë të avancohen.

    Tutje, udhëheqësja e OSBE-së ia paraqiti presidentes Osmani prioritetet të cilat vendi i saj do t’i ndjekë gjatë kohës sa do të udhëheqë me këtë organizatë.

    “Në takim, palët diskutuan edhe për forcimin e sigurisë dhe të paqes, në veçanti për pjesëmarrjen e grave në politikat e sigurisë. U vlerësua lart fakti që Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka votuar unanimisht përfshirjen e Konventës së Stambollt në Kushtetutë. Duke vepruar në këtë mënyrë, palët theksuan se Kosova është paraqitur si një vend që e kupton qartë rëndësinë e angazhimit drejt parandalimit të dhunës ndaj grave dhe të dhunës familjare, si dhe mbrojtjes së viktimave”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Presidentja Osmani potencoi që përtej këtij hapi të rëndësishëm, Kosova ka nevojë për mbështetje drejt zbatimit të kësaj Konvente duke kërkuar që të identifikohen modalitete të bashkëpunimit konkret në këtë drejtim.

    Palët e vlerësuan gatishmërinë e Kosovës për të punuar ngushtë me OSBE-në dhe UN Women në forcimin e rolit të gruas në jetën publike, përfshirë edhe institucionet e sigurisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani për takimin e ambasadës për Asociacionin: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

    Osmani: Republika e Kosovës u ndërtua mbi themele të forta e mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë

    Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

    Të Fundit

    Komuna e Vitisë publikon emrin e fituesit të pozitës Laborant pranë QKMF-së

    Basha: Është hera e parë në histori që kalon ligji për paga

    Komuna e Vitisë publikon emrin e kandidates fituese të pozitës së Farmacistes në QKMF

    Luizi tregon të vertetën për “lidhjen” jashtë shtëpisë

    Musliu për vlerën e koeficientit: Prej që ka ardhur kjo Qeveri qytetarët s’kanë pa ditë

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.