Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani: Sportistët hapën dyer për Kosovën që s’i hapi askush nga politika

    27/07/2024 21:09
    Kosovo's President Vjosa Osmani arrives for an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo police on Friday raided several locations in a Serb-dominated area of the country's north, where weekend violence left one Kosovo police officer and three Serb insurgents dead and further strained relations between Serbia and its former province. (AP Photo/Visar Kryeziu)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë e saj për sportistët kosovarë që po përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Presidentja vuri në pah sakrificën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve të tyre, të cilët kanë punuar me vendosmëri për të arritur këtë nivel të lartë të konkurrencës.

    “Vazhdimisht është një atmosferë e fitores, me të drejtë, për shkak se sportistët tanë kanë punuar jashtëzakonisht shumë. E gjithë përgatitja e tyre ka kërkuar një sakrificë të madhe, të cilën e dëshmon secili prej tyre dhe trajnerët e tyre. Tani natyrisht duhet edhe pak fat dhe jam e bindur se ata do ta përfaqësojnë Kosovën me nder, do ta ngrisin flamurin e shtetit tonë sa më lart dhe do të tregojnë edhe njëherë shpirtin luftarak dhe qëndrestar të popullit tonë”, tha presidentja për RTK-në.

    Ajo veçoi boksieren Donjeta Sadiku, e cila sonte fillon ciklin e garave për Kosovën në boks. Donjeta, e njohur për fitimin e një numri të madh të medaljeve në boks, ka një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar veten edhe në garat olimpike.

    “Donjeta ka fituar një numër të madh të medaljeve në kategori të ndryshme, por edhe tani në garat olimpike është një shans i jashtëzakonshëm që ta tregojë veten dhe jam e bindur që do të dalë shkëlqyeshëm”, shtoi Osmani.

    Duke folur për rolin e saj si mbështetëse e sportistëve dhe për faktin që në Olimpiadën e kaluar në Tokio kur ishte e pranishme sportistët kosovarë fituan dy medalje olimpike, presidentja tha: “Nuk mendoj se unë ju sjelli fat, ju sjell fat puna e tyre, por përkrahja në asnjë moment nuk ju mungon. Jemi këtu që t’u japim motiv e përkrahje sportistëve tanë sepse vërtet e meritojnë”, tha tutje e para e shtetit.

    Presidentja gjithashtu vlerësoi kontributin e sportistëve në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Sportistët kanë hapur dyer për Kosovën që nuk ka arritur t’i hapë  askush nga politika dhe përmes kësaj kanë dhënë mesazhin më të mirë për rininë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për qëndrueshmërinë e shtetit tonë dhe për këtë arsye e meritojnë çdo lëvdatë dhe çdo përkrahje nga çdo qytetar i Kosovës”, nënvizoi Osmani.

    Presidentja shprehu nderin e saj për të qenë së bashku me përfaqësuesit e tjerë nga Kosova për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për sportistët. Ajo nënvizoi se rezultatet e arritura janë fryt i punës, sakrificës dhe përkushtimit të tyre dhe trajnerëve të tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Kërcënohet presidentja Osmani përmes një emaili

    Osmani: Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj

    Presidenca përmbledh vizitën e Osmanit në ShBA, jep detaje rreth temave që diskutoi me zyrtarët e lartë amerikanë

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.