Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencë sot me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Serbia nuk ka qenë e gatshme për të nënshkruar marrëveshjen.
Osmani tha para Stoltenberg se adresa e presionit nga ndërkombëtarët duhet të jetë Beogradi, pasi shteti serb është arsyeja pse nuk zbatohen marrëveshjet.
Presidentja gjithashtu tha se nëse injorohet fakti se Serbia po mohono zbatimin e marrëveshjes, ajo tha se nuk pret dialog të suksesshëm.
Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë tha Presidentja e vendit tha se nuk ka trajtim të palëve, të cilën e cilësoi si dështim.
“Me 26 tetor Kosova ka ofruar që të nënshkruhen marrëveshjen sa i përket frankko-gjerman, pastaj plan i BE-së dhe propozimeve tjera, në mënyrë që pala serbe mos ti ikë obligimeve për zbatim. Serbia edhe në atë takim nuk ka shprehur gatishmëri për të nënshkruar, e aq më pak të zbatojë. Është e qartë adresa e presionit, duhet të jetë Beogradi. Kosova ka insistuar që zbatimi të jetë i plotë dhe jo vetëm të zgjedhen pikë të caktuara të cilat na përshtaten për tu zbatuar. Pa zbatim të plotë të marrëveshjes s’mund të flasim për dialog të suksesshëm. Presim që partnerët tanë të ushtrojnë presionin e plotë mbi Beogradin. Nëse injorohet fakti që Serbia vazhdimisht po mohoon zbatimin e marrëveshjes, atëherë unë nuk pres dialog të suksesshëm sepse nuk kemi tavolinë të trajtimit të barabartë të palëve. Dhe nëse parimi i trajtimit të barabartë injorohet, atëherë ky është një recept për dështim”, tha Osmani.