Lajme
Osmani: Sakrifica e dëshmorëve të Loxhës është themel i lirisë së Kosovës
Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën drejt lirisë.
Osmani tha se në Loxhë, së bashku me familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët, u përkujtua heroizmi dhe sakrifica e luftëtarëve të rënë për lirinë e vendit.