Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani pret Komandantin e Gardës të Iowas: Aleanca me SHBA-në e fuqizon sovranitetin e Kosovës

    04/06/2025 16:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Iowas, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ioëas, si dhe për planet e ardhshme të thellimit të këtij partneriteti strategjik.

    “Aleanca me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, e fuqizon shtetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani në këtë takim.

    Presidenca tha se Osmani shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për mbështetjen e vazhdueshme që Garda e Iowas i ka dhënë FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, të cilat u demonstruan me sukses gjatë ushtrimit të përbashkët ndërkombëtar “Defender Europe 2025”.

    Ajo veçoi faktin se këtë vit, në kuadër të këtij ushtrimi, Kosova pati nderin të mirëpresë Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, dhe se pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Iowas ishin pjesë aktive e forcës së përbashkët që veproi në territorin e Kosovës.

    “Në takim, Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu falënderim të sinqertë dhe vlerësim të thellë për mundësinë që iu dha një kontingjenti të FSK-së për të kryer stërvitje të përbashkëta në Qendrën e Trajnimit për Gatishmëri të Përbashkët në Louisiana, së bashku me pjesëtarët e Gardës së Iowas dhe forcave tjera aleate amerikane”, u tha në njoftimin e Presidencës.

    Artikuj të ngjashëm

    Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin sot në mbarë botën

    Portugali – Spanjë, ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve

    Natën e Kurban Bajramit, Izraeli godet Bejrutin

    Të Fundit

    Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin sot në mbarë botën

    Portugali – Spanjë, ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve

    Natën e Kurban Bajramit, Izraeli godet Bejrutin

    Koci i drejtohet Haxhiut: Tërhiqu, mos u bëj mashë e askujt

    “Në katun me nubin” Gjesti publikon momente me vëllain e tij duke bërë xhiro

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.