Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani përsërit kërkesën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

    03/03/2025 19:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    Këtë kërkesë, Osmani e ka bërë në takimin me Ambasadorin e BE’së në Kosovë, Aivo Orav.

    Osmani I ka cilësuar sit ë padrejta këto masa, që ka thënë se po dëmtojnë qytetarët e vendit.

    “Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Osmani dhe Orav kanë folur edhe lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

    “Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Qytetari përplaset me Hajdarin: Zoti ju marroftë

    Çitaku me thirrje VV-së për reflektim: Kjo situatë po vazhdon për shkak të barrikadimit kokëfortë të tyre

    Rashiq për moskonstituimin e Kuvendit: Po ndihem keq që vij 29 herë pa rezultate

    Të Fundit

    Qytetari përplaset me Hajdarin: Zoti ju marroftë

    Çitaku me thirrje VV-së për reflektim: Kjo situatë po vazhdon për shkak të barrikadimit kokëfortë të tyre

    Rashiq për moskonstituimin e Kuvendit: Po ndihem keq që vij 29 herë pa rezultate

    Kryeziu: VV duhet ta ndërrojë emrin e Haxhiut, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja

    Trondit Bekë Berisha: Nëse Zoti s’e dërgon naj pejgamber, gjakderdhja e pashmangshme!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.