sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani pas takimit me Stoltenberg: Po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO

    01/07/2021 14:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e ka falënderuar për rolin vendimtar të Aleancës Veri-Atlantike në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it.

    Në këtë takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në Ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate.

    Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë COVID-19.

    Në njoftimin e zyrës së Presidencës thuhet se Osmani në takim me Stoltenberg ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.

    “Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Pagat e policëve s’u rritën, paralajmërohet ankesë (VIDEO)

    Kurti pret në takim bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në UP, Moshe Landsman

    Kandidati i Nismës për kryetar komune tallet me Kurtin (VIDEO)

    Të Fundit

    Pagat e policëve s’u rritën, paralajmërohet ankesë (VIDEO)

    Kurti pret në takim bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në UP, Moshe Landsman

    Kandidati i Nismës për kryetar komune tallet me Kurtin (VIDEO)

    Anulohen fluturimet në Stamboll për shkak të motit, shumë kosovarë mbesin në aeroport

    Dea: Luizi nuk është burrë

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.