Lajme

Osmani: Pas 30 shtatorit do të veproj menjëherë për mandatarin

Presidentja Vjosa Osmani është pyetur se pse nuk ka thirrur partinë e parë sa i përket mandatarin që nga dita kur dhe u shpall konstituimi i Kuvendit, gjë që ajo tha masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e ndalon një gjë të tillë.

Sipas Osmanit, tashmë është e ndaluar të ndërmerret çdo procedurë për caktimin e mandatarit dhe krijimin e qeverisë.

Por, e para e shtetit thekson se pas 30 shtatorit po qe mundësia, kur dhe skadon afati do të thërras partinë e parë për të proceduar me mandatarin.

Kometet që i kremi bërë sot kanë të bëjnë me meritat. Çështja e masës së përkohshme nuk e paragjykon se cili do të jetë vendimi final i Gjykatës sa i përket meritave të rastit mirëpo masa si e tillë na obligon të gjithëve, Kuvendin që mos të thirr seanca, mua si Presidente mos ta ftojë partinë e parë fituese për mandatarin, se masa thekson se na ndalohet që të ndërmarrim çdo procedurë për caktimin e mandatarit dhe krijimin e qeverisë. Të gjitha këto hapa, konsiderohen procedurë për zgjedhjen e qeverisë dhe një gjë e tillë është ndalur deri më 30 shtator. Menjëherë pas 30 shtatorit shpresoj ta kemi mundësinë, dhe kur të skadojë po atë ditë do ta thërras partinë e parë dhe menjëherë do të procedojë me caktimin e mandatarit dhe punët tjera pastaj janë jashtë këtij institucioni”, tha Osmani.

Back to top button