Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani: Pa SHBA-në dialogu me Serbinë është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme

    12/04/2025 15:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Antali të Turqisë, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik, që këtë vit po mbahet nën temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

    Në këtë ngjarje me peshë ndërkombëtare, Osmani ka theksuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë ka qenë jetike për shtetndërtimin e Kosovës.

    Në fjalimin e saj, ajo foli për rrugëtimin e vendit nga lufta e deri tek pavarësia, si dhe për sfidat aktuale politike.

    “Ne jemi një shembull që është rritur nga hiri. Kemi kaluar nëpër diktaturë e gjenocid, por komuniteti ndërkombëtar nuk i mbylli sytë – Kosova u ngrit falë ndihmës së aleatëve tanë”, tha Osmani.

    Ajo u ndal edhe te dialogu me Serbinë, duke thënë se për Kosovën, bisedimet janë për njohje të ndërsjellë, ndërsa Serbia po tenton ta sabotojë procesin.

    “Dialogu është për njohje. Deri tani kemi folur për lirinë e lëvizjes, për të zhdukurit – shumica fëmijë – për të cilët Serbia duhet të hapë arkivat. Por, Serbia nuk është për dialog. Vetëm ne jemi”, theksoi presidentja.

    Osmani kërkoi përfshirje më të fuqishme të SHBA-së në këtë proces, duke e konsideruar thelbësore për arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve.

    “Gjithmonë kam kërkuar përfshirje nga SHBA-të sepse kjo tregon që në këto vite pune dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar dhe sa më i fuqishëm që është roli i SHBA-së, marrëveshjet do të jenë më të realizueshme dhe nëse nuk është e përfshirë SHBA-ja, procesi do të jetë më i dobët”, shtoi ajo.

    Në Antali, Osmani u takua edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të cilin u shpreh se është një mik i dëshmuar i Kosovës, që i ka qëndruar pranë çdoherë.

    “Ai është një zë i fuqishëm për të drejtën tonë dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”, u shpreh Osmani.

    Përveç Erdoganit, presidentja u takua edhe me presidentin e Sirisë, Ahmet al Sharaa, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    “Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta – dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe sfidën e rindërtimit”, tha Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.