Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në takim ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Demos.
Ajo gjatë këtij takimi, e ka njoftuar ambasadorin Hovenier për nisjen e fazës së konsultimeve me liderët e partive politike për zgjedhjet e rregullta.
Në një njoftim, presidentja me ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit.