Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova po vazhdon të luajë një rol për të kontribuar në të ardhmen e Ballkanit.
Osmani, e cila është e ftuar në Samitin e Brdo Brijunit, ka potencuar se është mirënjohese për pritjen e ngrohtë që iu është bërë në Shkup.
“Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi Osmani.