Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani në përkujtim të Rezallës: Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat

    05/04/2023 13:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Rezallës në 24-vjetorin e saj.

    “Më 5 prill të vitit 1999, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra, banorë të fshatit Rezallë dhe të fshatrave përreth. Më pas, forcat serbe kryen krimin e dytë çnjerëzor mbi ta, duke i zhdukur trupat e pajetë të 44 të vrarëve. Trupat e disa të vrarëve janë gjetur kohë më pas në Rudnicë të Rashkës, në Serbi”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

    Sipas saj, Masakra e Rezallës dëshmoi edhe një herë tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe, synimi i së cilave ishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare.

    “Secili nga civilët e vrarë në këtë masakër e ka historinë dhe trashëgiminë e tij. Të gjithë së bashku, ndërkaq, janë dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë. Ne nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat. Kujtim i përhershëm për to”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

    Të Fundit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.