Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim. Deklarata e saj vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, disa herë gjatë javëvëe të fundit ka deklaruar se ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo bëri me dije se këto informata i kishte ndarë menjëherë me vendet aleate duke kërkuar mbështetje për të ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë.
“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar
Mirëpo, Osmani ka siguruar qytetarët se s’ka vend për shqetësim dhe panik.
“I siguroj qytetarët se ska arsye as për shqetësim e as për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme por institucionet kanë gjithçka nën kontroll, në bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Osmani.