Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ka shpërndarë një video nga vizitat e saj në qendrat e përkujdesit.
Ajo ka thënë se “mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë tek personat me nevoja të veçanta.”
Shkrimi i saj:
Mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë tek personat me nevoja të veçanta – kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë.