Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Administratore e USAID’it, ambasadoren Erin McKee.
Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë 25-vjeçare dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën.
“Presidentja Osmani e ka përgëzuar USAID-in për miqësinë 25-vjeçare dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Sipas Presidentes Osmani, misioni i USAID-it gjatë çerek shekullit të kaluar, ka qenë i rëndësishëm në fuqizimin e të rinjve, grave, investimin dhe ndërtimin e institucioneve që mbështesin drejtësinë, barazinë dhe mundësitë për të gjithë.”
Osmani ka thënë se “trashëgimia transformuese e USAID-it është e dukshme në çdo cep të Kosovës, nga forcimi i institucioneve deri te rritja e qëndrueshme ekonomike dhe avancimi i parimeve demokratike”.