Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani: Luftoj për kushtetutshmërinë e vendit, Asociacioni të jetë në përputhje me vendimin e Kushtetueses

    05/06/2024 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesë e saj është vetëm respektimi i Kushtetutës së Kosovës dhe të njëjtën ka thënë se e ka mbajtur edhe sa ka qenë deputete, raporton Ekonomia Online.

    Pas takimit me kryetarët e komunave, e para e shtetit, ka deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

    “Presidentja kërkon vetëm të respektohet  Kushtetuta e funksionaliteti dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket dokumentit të vitit 2015, këto janë parime bazë që kam kërkuar të respektohen. Atë qëndrim qe e kam pasur si deputete, të njëjtin e mbaj edhe sot”, ka deklaruar Osmani.

    “Është detyrë e të gjitha institucioneve dhe e Presidencës që të bashkëpunojnë në interes të qytetareve duke bazuar në parimin ndarjes së kontrollit te pushtetit, parim i Kushtetues së republikës sonë. Nuk ka lidhje partiake, ajo për të cilën angazhohem vazhdimisht është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe në përputhje  me interesin e Kosovës më të gjitha institucionet. Nuk besoj që në histori të Kosovës, një presidente me vullnet kaq të madh të bashkëpunoj kaq shumë edhe me Qeverinë edhe Kuvendin edhe të gjithë partitë politikë”, u shpreh Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Presidentja Osmani për vdekjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Të Fundit

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.