sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani: Krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë, gjenocid

    07/07/2021 13:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës u miratuar Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ajo ka thënë se me miratimin e kësaj Rezolute, Kuvendi ka zyrtarizuar qëndrimin e institucioneve dhe të qytetarëve karshi gjenocidit serb ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

    Osman theksoi se tani është koha që institucionet të angazhohen së bashku që të bindin shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

    “Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviçit.

    Me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb ndaj qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës. Për më tepër, nëpërmjet kësaj Rezolute, dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviçit.

    Me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb ndaj qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës. Për më tepër, nëpërmjet kësaj Rezolute, dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit.

    Tmerri që ka përjetuar një popull i tërë në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas edhe në Kosovë, të dyja viktima të regjimit gjenocidal serb, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes njerëzore që synime të tilla shfarosëse të mos lejohen më në të ardhmen, e mbi të gjitha që të ketë drejtësi për krimet e regjimit të Millosheviçit.

    Kohë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar Rezolutë edhe për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Tani është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje  të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

    Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella të luftës. E krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë: gjenocid.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani për takimin e ambasadës për Asociacionin: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

    Osmani: Republika e Kosovës u ndërtua mbi themele të forta e mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë

    Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

    Të Fundit

    FBI bastis shtëpinë e presidentit Biden

    Vlera e koeficientit, reagon KPK: Pagat e prokurorëve janë ulur ndjeshëm, është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Gashi ‘shpërthen’ ndaj Qeverisë: E padrejtë për krejt, e kapi shtetin dhe s’bën të presim më shumë

    Deputeti i VV-së: Do t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet me Serbinë, pos Asociacionit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.