Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në mërgatë, që të regjistrohen.
“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI!”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Osmani thotë se investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit.
“Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, përfundoi Osmani.