Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen e gazetares ukrainase, Olha Pridako, e cila vdiq sot.
Osmani tha se lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase e mësuan me pikëllim të thellë, teksa sipas saj, Olha ishte zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethanat të vështira.
“Prania e saj në Kosovë së bashku me djalin e saj Yaroslavin, ishte një shembull i shpirtit human dhe vlerës së lirisë, e cila i lidhë popujt tanë”.
“Në këto çaste të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, veçanërisht për djalin Yaroslavin, koleget e saj që ndodhen në Prishtinë, dhe për të gjithë ata që e njohën”, shkroi Osmani.
E para e shtetit më tej tha se kujtimi për Olhën do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.