Lajme
Osmani: Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, Shkodra i ka dhënë shumë kombit shqiptar
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Shkodër për nder të festës së 28 Nëntorit.
Në një postim në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë shkodranët për pritjen që i kanë bërë, si dhe kryetarin e Bashkisë, Benet Beci.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në Shkodrën e kulturës, besës dhe qëndresës shqiptare, Kryetar Beci! Kënaqësi që Shkodrën ta vizitojmë në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ditës që i bashkon në një zemër të vetme të gjithë shqiptarët, kudo që janë”.
“Shkodra i ka dhënë kaq shumë kombit shqiptar dhe ka qëndruar gjithmonë si djep i traditës dhe i identitetit tonë kombëtar”, ka thënë Osmani.
E njëjta sot është takuar edhe me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin