Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Osmani në Poklek: Regjimi serb kishte për qëllim largimin e popullit tonë nga Kosova

    17/04/2023 13:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani masakrën e Poklekut e ka krahasuar me Holokaustin. Ajo tha se në këtë masakër janë vrarë më së shumti fëmijë e madje janë djegur trupat e tyre për të fshehur krimin e ndodhur nga forcat serbe.

    Sipas të parës së shtetit regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë. Ajo ka shtua se personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër, por regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi.Këto komente ajo i bëri pas homazheve në Kompleksin Memorial në Poklek, bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

    “Këtu ne Polklek ka ngjarë një Holokaust i vërtet, siç edhe e dini diku 54 anëtar të familjeve Muçolli, Elshani dhe të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Shumica dërmuese fëmijë fillimisht janë ekzekutuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen krimi i tyre”.

    “Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që as një shqiptar të mos mbetet në tokën e Kosovës. Edhe kjo masakër ashtu si edhe ajo në Çikatovë dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima”.

     “Personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi. Ata që i bënë këto masakra po shpërblehen me pozicione të larta në policinë në serbi”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.