Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme dhe përkrahje ndaj ëndrrave të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të tyre – 1 Qershor.
“E ardhmja jonë si shoqëri matet pikërisht nga mënyra se si i trajtojmë fëmijët tanë. Kjo nënkupton më shumë investime në arsim, më shumë mbrojtje nga dhuna, më shumë përkujdesje për shëndetin e tyre, më shumë dashuri dhe mundësi për secilin prej tyre, në mënyrë që të ëndërrojnë dhe t’i përmbushin ëndrrat e tyre”, ka thënë ajo në manifestimin e organizuar për këtë ditë.
Osmani ka përmendur arsimin cilësor, fëmijërinë e lumtur, ambientin e sigurt dhe jetën me dinjitet, si elemente kyçe për stabilitet social.
“Kujdesi ndaj fëmijëve nuk është vetëm detyrë prindërore apo institucionale, por është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka përmendur mundin e ambasadorit William Walker, i cili ngriti zërin për masakrën e Reçakut për arenën ndërkombëtare, duke i shpëtuar mijëra fëmijë shqiptarë. Ajo uroi datëlindjen e tij, i cili ka pikërisht në këtë datë