Osmani: Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli rezikohej të shuhej nga regjimi i Millosheviçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit.

Pas emërimit të Bashkim Jasharit si komandant i ri i FSK-së, Osmani ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku gjithashtu ka thënë se edhe tash e tutje ai do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë.

“Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Reklama