Lajme

OSBE: Respektimi i vendimeve të Kushtetueses e Supremes, thelbësor për ruajtjen e rendit juridik

Misioni i OSBE-së ka reaguar pas sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë në largim ndaj Gjykatës Supreme në lidhje me vendimin që u mor dje.

Ky mision ka theksuar se respektimi i vendimeve të Kushtetueses dhe Supremes, mbetet thelbësor për ruajtjen e rendit juridik dhe ndarjes së pushteteve.

“Misioni i OSBE-së thekson rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të pushtetit gjyqësor si një shtyllë të sistemit demokratik të Kosovës.

Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Supreme, së bashku me një dialog të hapur dhe konstruktiv ndërmjet institucioneve, mbetet thelbësor për ruajtjen e rendit juridik dhe ndarjes së pushteteve” – thuhet në një reagim në rrjetin social “X”.

Back to top button