Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Organizohet protestë edhe në Graçanicë, policia njofton për bllokimin e rrugës kryesore

    02/06/2023 12:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, po protestojnë më 2 qershor në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës.

    Protestuesit mbajnë në duar pankarta me porositë: “Graçanica është me vëllezërit dhe motrat nga veriu”, “Vëllezër, plagët tuaja edhe neve na dhembin”, “Zemra e Graçanicës rrah për serbët nga veriu”, etj., raporton REL.

    Të pranishëm në protestë janë kryesisht punonjës të institucioneve që punojnë sipas sistemit serb, por edhe në ato me sistemin e Kosovës.

    Pankartat e protestuesve serbë në Graçanicë / Foto: REL

    Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokojë rrugën kryesore në Graçanicë për automjetet, për shkak të protestes që është paralajmëruar atje.

    “Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së një proteste të paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë do të ketë ndërprerje (bllokim) të përkohshme të qarkullimit të trafikut, deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve duke ju kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative”, është thënë tutje në komunikatën e policisë.

    Protesta e serbëve në Graçanicë / Foto: REL

    Ndërkohë, protestat në veri të vendit nga serbët lokalë kanë hyrë sot në ditën e gjashtë.

    Në lidhje me situatën në veri, sot po mbahet seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës, ku opozita po kritikon qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj aleatëve.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rolin kryesor në organizimin e protestuesve në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajtur “Mbrojtje Civile” dhe ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren, gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Kurti tha se me këto protesta, me gjithë dashakeqësinë e tyre, “neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikimin e tyre”.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është momenti i fundit që kryeministri Kurti ti kthehet racionalitetit në qeverisje. Krasniqi ka thënë se Kurti shkatërroi imazhin e Kosovës, duke e paraqitur vendin tonë si vatër e luftës.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i njeh bandat kriminale në veri dhe emrat e anëtarëve, por nuk po i arreston. Ai tutje në Kuvend tha se Kosova po rrezikon të humb sovranitetin dhe aleatët. I pari i LDK-së tha se Kosova ka gjasë të humb edhe aleatët edhe sovranitetin. 

    Artikuj të ngjashëm

    Graqanicë: Dyshohet se shkaktoi aksident të qëllimshëm, arrestohet një person

    Njohësi i Sigurisë: Serbia po tenton të krijojë kaos në Graçanicë, po përhap dezinformata

    Graçanicë: Sulmon një femër, arrestohet i dyshuari

    Të Fundit

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.