Organizatat e Shoqërisë Civile me aksion para Kuvendit

Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës. Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni. Ky aksion po zhvillohet me pankarta në duar me mbishkrimet “Unë jam deputet/e bllokues/e” dhe jo vetëm këto, teksa slogani është “ShtetiNëPauzë”.