Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Opozita kundër shkarkimit të Bordit të RTK-s

    08/07/2021 09:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Nga partitë opozitare ky rekomandim për shkarkim është kundërshtuar, teksa pozita e ka përkrahur këtë rekomandim të Komisionit.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Armend Muja, ka thënë se kjo parti e mbështet në tërësi rekomandimin e Komisionit për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

    “Në emër të VV-së dhe rekomandojmë dhe e mbështesim në tërësi rekomandimin e Komisionit funksional. Kjo për shkak të disa arsyeve.

    Në ndërkohë, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ja thënë që është duke u krijuar një praktikë e keqe në Kuvend, duke u krijuar komisione hetimore.

    “Është vendos një praktikë dhe një precedencë e keq. Komisionet e Kuvendit në Komision Funksionale dhe shumë prej tyre janë bërë edhe komisione hetimore dhe Kuvendi po shndërrohet në gjykatë. Është totalisht e padrejtë dhe e papranueshme me thanë që një institucion si RTK-ja nuk ka pas auditim. Dallon kur auditimin e kryen Zyra Kombëtare e Auditimit dhe kur auditimi kryhet nga bashkëpunëtorë të jashtëm”, ka thënë Hamza.

    Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se kjo parti distancohet nga ndërhyrja në RTK.

    “Ajo çfarë po ndodhë e çfarë po shohim në këta tre muaj të kësaj qeverisje është sulm ndaj fjalës së lirë. Brigadat aktuale të partisë në pushtet sulmojnë çdo person që nuk mundon sikur ata. Çdo kush që nuk ka mendim të njëjtë me liderin e tyre, bëhet cak i sulmit të tyre. Mendoj që RTK-ja ka pasur nevojë për një auditim të thellë dhe të kërkohej llogari individuale dhe jo kolektive. Kjo çfarë po ndodhë sot është një njollë e zezë për demokracinë tonë e për të cilin do të reagojnë edhe ndërkombëtarët. Kjo është kapje klasike e transmetuesit publik. LDK distancohet nga ndërhyrja në këtë institucion”, ka thënë Veliu.

    E këtë rekomandim, Tahiri e ka cilësuar puro politik.

    “Sot kemi vendosur në rendin e ditës një pikë që rekomandon shkarkimin e Bordit të transmetuesit publik, që në rrethana normale nuk është dashur as të vie e as të trajtohej në këtë formë. Është mëse e vërtetë që raporti që ka ardhur nga RTK-ja nuk ka qenë raport i mirë. Ka pasur ngecje dhe edhe mua si anëtar i komisionit nuk më ka pëlqyer. Ka një diskrepancë të madhe në mes të raportit që kemi marrë ne dhe të punës së mirë  që bëhet në RTK. Ky shkarkim për mendimin tim është puro politik dhe i njëanshëm”, ka thënë Tahiri.

    Artikuj të ngjashëm

    Opozita: S’ka kuptim votimi i planit të punës, pozita të kthehet në Kuvend

    Gorani me krahasim interesant për rolin e opozitës karshi Kurtit

    Kryeziu me projeksione për zgjedhjet e ardhshme: Partia e parë nuk do të ketë mundësi të bëjë Qeverinë e vetme

    Të Fundit

    Barbano dhe Rexhepi: Të papranueshme sulmet e qeverisë në detyrë ndaj gjyqësorit

    Egli publikon buqetë trëndafilash me mesazhesh të fshehtë, nuk dihet se kush ia dhuroi

    Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Presidentja Osmani e ashpër me Avdullah Hotin: Njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë

    Osmani: Javën tjetër i drejtohem Kushtetueses, nëse s’respektohet afati 30 ditor duhet të ketë pasoja juridike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.