Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Opozita kërkon miratimin e një rezolute për plotësimin e kërkesave të minatorëve të Trepçës

    02/11/2023 11:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opozita gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që të miratohet një rezolutë për plotësimin e kërkesa të minatorëve të Trepçës të cilët janë në grevë tash e dhjetë ditë.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se deri tani nuk kanë ndërmarrë asgjë pasi kanë pritur që Qeveria të zgjidh këtë problem, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi.

    “Si grup paralmentar i PDK-së, ashtu siç jemi dakorduar të hënën në mbledhjen e kryesisë, kemi procedu me një kërkesë për një debat me një rezolutë poashtu e cila i përkrah kërkesat e minatorëve të Trepçës. Tash e 10 ditë minatorët e Trepçës janë në grevë dhe ne për 10 ditë në asnjë rrethanë nuk kemi dashtë me sjell në Kuvend me politizu këtë çështje sepse i kemi dhënë kohë Qeverisë që të zgjidh këtë çështje dhe minatorët të dalin nga greva. Kjo nuk ka ndodhur. Ne rezolutën veçse e kemi proceduar dhe kërkojmë që sot të hyjë si pikë e parë miratimi i një rezolute me të cilën parlamenti i Kosovës kërkon mbështetjen e kërkesave të minatorëve të Trepçës”, tha ai.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se duhet në mënyrë urgjente të trajtohet kjo çështje.

    “Në menytë urgjente të trajtohet çështja e minatorëve të Trepçës. Kuvendi duhet të votojë një rezolutë pët plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimaliste. Për shkak të shëndetit të tyre kjo çështje duhet të trajtohet sot”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri theksoi se përveç minatorëve, duhet të diskutohet edhe çështja e policëve të Kosovës.

    “E mbështesim dhe mendojmë se është urgjente të mbahet një seancë në mbështetje të minatorëve. Po ashtu mendojmë se është shumë me rëndësi të diskutohet edhe çështja e policëve të Kosovës. Dje ka pasur një protestë dhe për sot është paralajmëruar një e tillë, andaj është urgjente që edhe kjo çështje të trajtohet”, tha shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    Artikuj të ngjashëm

    Opozita: S’ka kuptim votimi i planit të punës, pozita të kthehet në Kuvend

    Gorani me krahasim interesant për rolin e opozitës karshi Kurtit

    Kryeziu me projeksione për zgjedhjet e ardhshme: Partia e parë nuk do të ketë mundësi të bëjë Qeverinë e vetme

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.