Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Rruga e malit 3” konfiskon duhan pa banderola e mbi 700 kg mish që po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare

    26/06/2025 14:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Policia Kufitare është duke zbatuar një plan operativ ‘Rruga e malit 3’, në të cilin parashihen aktivitete të planifikuara dhe aktivitete shtesë në parandalim të kontrabandës dhe akteve tjera kriminale ndërkufitare.

    Në tri raste të ndara policët kufitarë kanë parandaluar kontrabandën me mallra, ku është konfiskuar sasi e duhanit pa banderolë si dhe sasi e mishit.

    “Më datën 24.06.2025 në fshatin Korminjan, është ndaluar automjeti ku është vërejtur se i njëjti kishte duhan pa banderola në qese të zeza najloni të llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme gjithsej 275 kg. Në lidhje me rastin, iniciohet rasti ‘kontrabandë me mallra’, ku malli dhe vetura konfiskohen dhe i dorëzohen Doganës së Kosovës. Në dy rastet tjera, më datën 25.06.2025, në fshatin Korminjan, janë ndaluar dy automjete: njëri me targa të Serisë, tjetri automjet pa targa, ku gjatë kontrollit të ngarkuar në njërin automjet është hasur mish dhe produkte të tjera: mish i bluar për skarë 700 kg dhe virshlle 20 kg, kurse në automjetin tjetër mish i bluar për skarë 200 kg, birra Tuborg 0.5l 200 shishe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Policia ka thënë se për rastin është njoftuar inspektori i AUV-it, kurse automjetet dhe malli dorëzohen në Doganën e Kosovës tek Dheu i Bardhë.

    Sipas Policisë malli (mishi) po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare në këtë kohë të nxehtë duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve.

    Artikuj të ngjashëm

    U ndan Pm dhe Sara? Zbulohet e vërteta

    Sekretari i Mbrojtjes: Sulmet ndaj Iranit ishin “historikisht të suksesshme”, amerikanët duhet të festojnë

    Vuçiq par studentëve kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    Të Fundit

    U ndan Pm dhe Sara? Zbulohet e vërteta

    Sekretari i Mbrojtjes: Sulmet ndaj Iranit ishin “historikisht të suksesshme”, amerikanët duhet të festojnë

    Vuçiq par studentëve kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    Tërmeti sërish e “dridh” Shqipërinë

    “Rruga e malit 3” konfiskon duhan pa banderola e mbi 700 kg mish që po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.