Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Operacioni policor në Mitrovicë të Jugut e në Pejë, Policia tregon numrin e të arrestuarve (PAMJE)

    07/09/2022 13:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme, shkruan GazetaDemos.

    Policia në koordinim me organet e tjera të rendit kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale të disa personave të dyshuar për trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike.

    “Me datën 7 shtator 2022, Policia e Kosovës, përkatësisht Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale të disa personave të dyshuar që kryenin veprat e lartcekura. Si rezultat i veprimeve të marra është realizuar operacioni policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar. Po ashtu njësitë policore në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll)”, thuhet në njoftim.

    Gjatë këtij operacioni policor në të dy rajonet në Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut, janë sekuestruar provat materiale si:

    • shtatë (7) armë (2 Ak47, 5 revole),

    • rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm,

    • 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m,

    • mbi 25 gramë kokainë,

    • 5500 euro (para të gatshme),

    • 6 telefona,

    • si dhe dokumente relevante për rastin.

    Postimi i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Arrestohet i dyshuari për veprën e dhunimit në Pejë

    Të Fundit

    Kurti pas takimit me Osmanin: Folëm gjerë e gjatë, ta shohim edhe pas takimeve të tjera se a kemi arritur ndonjë progres

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.