Policia e Kosovës me ekipet K-9, FSK e ekipet tjera të kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionin për gjetjen e 8-vjeçarit që u zhduk sot në Gjilan, shkruan GazetaDemos.
Në lidhje me këtë janë deklaruar edhe nga Policia, zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani tha se kërkimet po vazhdojnë.
“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha ai për Demos.