Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Korrupsionit, ka ndërmarrë sot veprime konkrete operacionale në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme materiale që lidhen me rastin, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Policia ka kontrolluar dy lokacione të ndryshme dhe ka identifikuar mjete të dyshuara të përdorura në kryerjen e veprës penale.
Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe vënies së përgjegjësve para organeve të drejtësisë.
Hetimet kishin filluar në prill 2025 dhe janë shoqëruar me masa të posaçme hetimore.