Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Operacioni i shpëtimit në Valbonë: Kërkimet për turistin lituanez do të vazhdojnë edhe nesër

    08/09/2024 23:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër.

    Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës Deni Hameli.

    “Jo, nuk e kemi gjetur sot. Kërkimet tona janë përqendruar kryesisht rreth vendit të njohur si “Maja e Rosit” në Valbonë ku sipas informacioneve që na i kanë dhënë familjarët dyshohet se ka shkuar atje. Sot e kemi ‘krehur’ po thuajse krejt atë zone, disa shtigje të vjetra ku dyshohet se mund ta ketë humbur rrugën ky, e po ashtu edhe disa vende të rrezikshme, humnera, por s’ka pasur asnjë gjurmë”, tha Hameli.

    “Kanë qenë ekipe nga Shqipëria dhe Kosova që kanë marrë pjesë në kërkim. Kërkimi është zhvilluar edhe nga ajri, me ndihmën e Forcave të Armatosura shqiptare. Operacioni do të vazhdojë edhe nesër”, theksoi ai.

    “Aktualisht jemi në kufij, ku jemi kthyer për t’u organizuar. Nesër pritet të rritet edhe numri i anëtarëve të kërkim-shpëtimit. Të them të drejtën për nesër kemi pak shpresa se mund të bëjmë diçka, sepse edhe moti pritet të jetë i keq, por ne do ta bëjmë të pamundurën”, theksoi kreu i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, Deni Hameli, për Klankosova.tv

    Sipas informacioneve thuhet se turisti kishte dal për bjeshkatari nga bujtina ku po qëndronte më datë 5 dhe nuk ishte kthyer më.

    Artikuj të ngjashëm

    Lëndohet një kosovar derisa po eksploronte fshatin Kukaj të Valbonës

    Të Fundit

    Almira njofton ‘largimin’ nga rrjetet: Kam nevojë për shërim

    Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri… 

    Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

    Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

    “Edhe babai im i vrarë në luftë ka punuar në termocentral” – Punëtori i KEK-ut emocionon me rrëfimin e tij, falënderon Labinot Tahirin për ndihmën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.