Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Operacioni “Dritarja”, prokuroria jep detaje: 3 persona janë arrestuar, 1 është në arrati

    01/05/2025 16:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është ende në arrati pas një aksioni policor të zhvilluar në lagjen Tophane të Prishtinës, në kuadër të hetimeve për shpërndarje të narkotikëve.

    Operacioni u realizua nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Departamentin për Krime të Rënda.

    Prokuroria përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “posedimi i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjatë bastisjes në rrugën “Vatra” janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë:

    Një sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram.
    Një sasi e parave të valutave të huaja.
    Peshore të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut.
    17 qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit
    Kokainë me peshë tëpërgjithshme prej 4.4 gram.
    2 qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram.
    7 qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram.
    2 telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung .
    3 qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram.
    9-të fishek.
    Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në vijim dhe po punohet për arrestimin e personit të katërt të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ndërkohë, Prokurori i çështjes pritet të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të arrestuarit.

    Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të institucioneve të drejtësisë për të luftuar trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve në kryeqytet dhe më gjerë

    Artikuj të ngjashëm

    Prokuroria zbulon detaje për operacionin “Patenta”: Për disa muaj pati hetim të fshehtë

    Lirohet Faton Peci pas intervistimit, e konfirmon Prokuroria Speciale

    Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.