Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Osmani: Nëse Serbia s’e zbaton pjesën e saj të marrëveshjes duhet t’i kthehemi strategjisë së dakordimit me partnerët

    10/07/2024 21:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s. Në  një intervistë për “Zërin e Amerikës”, e pyetur për dialogun me Serbinë, presidentja tha se duhet të zbatohet paralelisht nga dy shtetet Marrëveshja Bazike, në të kundërtën për tërheqjen e Serbisë tha se Kosova nuk mundet të zbatojë marrëveshjen si vullnetare pa marrë garanci nga shtetet partnere.

    “Nëse jemi të bindur që Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes, duhet t’i rikthehemi strategjisë së viteve 2007-2008 në kohën kur bëhej marrëveshje për statusin e Kosovës. Marrëveshja jonë ka qenë dakordimi me partnerët jo me Serbinë, sepse Sebia nuk e donte Ahtisarin. Neve na duhet një dakordim i tillë, na duhen garancat e sigurisë, mbështetjen ndërkombëtare, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si projekt që sjell më shumë paqe dhe siguri në Rajon”, tha Osmani për Zërin e Amerikës.

    Ajo shtoi se Kosova insiston të ketë zbatim paralel të Marrëveshjes Bazike.

    “Sa më shumë të ketë suksese në Dialog aq më shpejtë Kosova do të bëjë hapa drejt BE-së dhe NATO-s, por duhet ta bëjmë një gjë të qartë në çdo marrëveshje janë dy palë dhe është parim bazik i të drejtës ndërkombëtare që nëse një palë tërhiqet nga marrëveshja atëherë pala tjetër nuk ka asnjë detyrim që të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes. Ajo çfarë po inistojmë ne është që jo të ikim nga obligimet tona, por të ketë zbatim paralel të marrëveshjes së arritur në Bruksel e njohur si Marrëveshja Bazike ku ka obligime për Kosovën disa prej të cilave kanë qenë konsecione të vështira, por ka edhe obligime të qarta për Serbinë, që nëse merren në tërësinë e saj konstituojnë njohje defacto të Republikës së Kosovës, siç është potencuar qartë edhe nga liderët evropianë. Pra nuk mundet Serbia të tërhiqet dhe nuk po e zbatojnë marrëveshjen dhe ne të ofrohemi si vullnetarë që gjithçka të zbatojmë pa marrë siguresa në anën tjetër”, u shpreh Osmani.

    Sipas Osmanit, “Dialogu Kosovë-Serbi, nuk është e tërë marrëdhënia Kosovë-Amerikë, mos ta reduktojmë raportin special ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së vetëm në atë se çfarë ngjanë në dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht është aspekt i rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe të ardhmen tonë Euroatlantike që të ketë sukses në procesin e dialogut dhe kjo është arsyeja e insistimit të vazhdueshëm të SHBA-së dhe aleatëve tonë tjerë”.

    Osmani foli edhe për aktivitetet që po i mban në kuadër të Samitit të NATO-s.

    “Në këtë 75-vjetor të NATO-s që padyshim është ngjarje historike për të gjitha shtetet anëtare dhe shtetet që kanë përfituar sa i përket paqes dhe sigurisë. Për Kosovën është dyfish përvjetor i veçantë për shkak se është edhe 25 vjetori i hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë të udhëhequra nga SHBA…”, u shpreh Osmani.

    “Ka qenë kaq me rëndësi që për herë të parë në histori Kosova të ftohet në aktivitete në kuadër të Samitit të NATO-s dhe jemi shumë mirënjohës për punën e bërë nga zyra e sekretarit Blinken dhe në përgjithësi Qeveria amerikane që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes së këtyre të arriturave sidomos për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, u shpreh presidentja, transmeton Express.

    “Me Blinken diskutuam për të arriturat e Kosovës, pata mundësinë t’iu shpreh falënderimet e popullit të Kosovës për të gjitha që ka bërë Amerika dhe për sfidat që i kemi përpara që duhet t’i zgjedhim bashkërisht”.

    Po ashtu Osmani tha se pati takime me numër të madh senatorësh dhe kongresistë që e kanë përkrahur Kosovën.

    “Diskutuam për rrugën përpara”, tha Osmani duke iu referuar takimeve me senatorët.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani dhe Rohde flasin për moskonstituimin e kuvendit

    Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

    “A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije”, Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.