Aktorja shumë e dashur nga publiku, Olta Gixhari, ka ndarë disa momente të paharrueshme nga pushimet e saj në Mallorca, ku shfaqet më rrezatuese se kurrë.
Me një fotografi nga jahti dhe një tjetër në ambient luksoz, Olta duket se po shijon verën me stil dhe relaks total.
E veshur me bikini dhe një bluzë të zezë transparente në ujërat kristal të Spanjës, Olta shkëlqen me thjeshtësinë dhe buzëqeshjen e saj karakteristike.
Në një tjetër pamje, ajo pozon para pasqyrës me një veshje casual-chic, që nxjerr në pah linjat e saj elegante.
Me përshkrimin: “Mallorca, ti ke zemrën time! Shihemi së shpejti”, aktorja tregon lidhjen e saj të veçantë me këtë destinacion veror, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.