Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë

    23/01/2024 21:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Parim Olluri tha në T7 se policia është treguar shumë joprofesionale në raportin fillestar për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë. Sipas Ollurit, familja e njërit prej sulmuesve ka lidhje të forta me policinë në Podujevë.

    Ai tha se është tentuar manipulimi që rasti të zbutet apo faji t’i mbetej viktimës.

    “Raporti fillestar i policisë kallxon shumë sa ka qenë joprofesional kur e ndërlidhë me versionet e dy sulmuesve që i kanë dhënë deklaratat në gjykatë. Raporti që u bë prej dy policëve shkruan therje me thikë, e përshkruan si rast të therjes me thikë, që lë me kuptu që sulmuesit e kanë përdorë thikën që me lënë rastin me rrjedhë në procedurë…Versionet e sulmuesve pretendojnë se viktima i ka therë të dy me thikë, e sheh një lloj tentative të policisë që me ja lanë fajin viktimës, në ato raste kur ata kanë mendu që ai do t’i mbijetojë plagëve”, tha Olluri në Pressing.

    “Familja e njërit prej sulmuesve merret me biznesin e kamerave dhe sigurimit fizik, pra ka lidhje shumë të forta me policinë në Podujevë. Në atë firmë, siç e dim që shumica e policëve punojnë jashtë orarit të punës në kompanitë e sigurimit fizik dhe janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

    “Një rast ku ka pas tentim manipulimi që nëse jo me ja lanë fajin viktimës me zbutë fajin deri në atë masë sa sulmuesit mos mu dënu, i bjen që i është kryer një favor një kompanie të ndërlidhur me policinë”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

    “Krejt e dim që policët punojnë nëpër firma të sigurimit fizik, kjo është sekret publik. Mos të ishin mediat besoj që ky rast do të ishte mbyllur”, tha Olluri.

    Artikuj të ngjashëm

    Olluri: Pushteti i Kurtit vendosi shtatoren e Rugovës në prag të zgjedhjeve, për ta shfrytëzuar për fushatë emrin e tij

    Parim Olluri: Sveçla e Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

    Përleshja “Sekiraqa – Capat” , Olluri: Policia dështoi, nuk ua konfiskoi armët, nuk e arrestoi djalin e Sekiraqes

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.