Gazetari Parim Olluri teksa ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit ndaj ish-krerëve të UÇK’së që janë në Hagë, e sidomos ndaj ish-bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit.
Olluri nëT7 thotë se për shkak të inateve që Kurti ka me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqi, ka harruar ta përmend bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimi.
Ai tha se Kurti ka shkruar për heroizimin e Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqit, por jo për heroizmin e Rexhep Selimit.
“Duhet me kritiku Kurtin për qeverisjen e keqe që e bëri sa ishte në pushtet.
Për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin e ka harru edhe Rexhep Selimin, bashkëpartiakun e dhe shokun e tij. Kam pa te Kurti postim për heroizimin e Oliver Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqin, e nuk pash postim për heroizimin e Rexhep Selimit”, tha Olluri.
https://cdn.embedly.com/widgets/media.html?src=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fembed%2FOea2KJZHbTI%3Ffeature%3Doembed&display_name=YouTube&url=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DOea2KJZHbTI&image=https%3A%2F%2Fi.ytimg.com%2Fvi%2FOea2KJZHbTI%2Fhqdefault.jpg&args=showinfo%3D0&key=7e5597f312ca4f269d0fb9ab055d0086&type=text%2Fhtml&schema=youtube