Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Olluri: Kjo qeveri e mbron korrupsionin – rasti i Ridvan Muharremit, mikut të Kurtit, e dëshmon

    31/01/2024 21:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Parim Olluri teksa po diskuton në T7 për raportin e “Transparency International”, ku Kosova renditet e 83’ta, u shpreh se Qeveria Kurti e mbron korrupsionin.

    Sipas tij, Qeveria Kurti që tri vite qeverisje është duke e mbrojtë korrupsionin.

    “Kritikat dhe lëvdatat për këto rënditje i marrin gjithmonë qeveritë. Kjo qeveri ka ndiku për më mbrojtë korrupsionin tash e tri vite, është hera e parë që një qeveri dhe një kryeministër bashkë me ministrat e tij, në foltore të kuvendit mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion”, tha Olluri.

    “Dmth në këtë vend, kurrë njerëzit e arrestuar me pranga në duar nuk janë mbrojtë prej ministrave e kryeministrave. Po flas për z.Ridvan Muharremi, mikun e z.Kurtit, kuzhinierin e tij personal”, u shpreh ai.

    “Nuk ka ndodhë as prej Isa Mustafës, as Hashim Thaçit, as Kadri Veselit, e as prej asnjë kryeministri. Njeri që është në burg me u mbrojtë prej kryeministrit, është hera e parë që një kryeministër e mbron një njeri që gjendet prapa grilave, në qeli. E ke pas rastin e Martin Berishajt, janë linçu opozitarët dhe çdokush që e ka kritiku qeverinë lidhur me mbrojtjen që ja kanë bë Martin Berishajt, nuk ka pas mbrojtje kaq masive për me mbrojt një person të zhytyr në korrupsion”, u shpreh ai

    Artikuj të ngjashëm

    Olluri: Pushteti i Kurtit vendosi shtatoren e Rugovës në prag të zgjedhjeve, për ta shfrytëzuar për fushatë emrin e tij

    Parim Olluri: Sveçla e Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

    Përleshja “Sekiraqa – Capat” , Olluri: Policia dështoi, nuk ua konfiskoi armët, nuk e arrestoi djalin e Sekiraqes

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.