Dy ditë më parë, veturat e Policisë së Kosovës, janë larguar nga Ura e Ibrit, dhe nga PK kishin mohuar raportimet se ushtari italian i ka kërkuar policit të largojë veturën zyrtare.
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, kishte thënë se policia është larguar pasi që ushtari italian shprehu dëshirën që të shkrepë disa fotografi të karabinerëve.
Gazetari dhe analisti, Parim Olluri ka reaguar pas kësaj deklarate, duke thënë se Elshani duhet të na tregoi se a i ka kryer KFOR-i fotosesionin, dhe se a munden tash veturat me u praku mbi urë.
“Le te na kallezon Veton Elshani a e kryjti KFOR’i fotosesionin? A munden tash veturat e Policise se Kosoves me u parku mbi ure?” – ka shkruar Elshani.