Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për Covid-19.
Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis 2021 dhe 2022 në nivele rekord, shkruan BBC transmeton GazetaDemos.
Gjetjet sugjerojnë se qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.
Raporti tha gjithashtu se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët.
Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet.
Ndërsa raporti thotë se tregjet në Afrikë dhe Azi janë “ende të kufizuara”.
Ghada Waly i OKB-së thotë se potenciali që tregu të zgjerohet atje është një realitet i rrezikshëm.
“Të dhënat e konfiskimeve sugjerojnë se roli i Afrikës, veçanërisht Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Evropë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019.”
“Si sasia totale e sekuestruar në Afrikë dhe numri i konfiskimeve të mëdha duket se kanë arritur nivele rekord gjatë vitit 2021.”
Më tej raporti thotë se shpërthimi i Covid-19 pati një efekt “përçarës” në tregjet e drogës pasi udhëtimet ndërkombëtare u kufizuan rëndë.
Përdorimi i kokainës krak është në trend rritës në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe , Belgjikën , Francën dhe Spanjën.
Në Ukrainë , tregu është zgjeruar, por që nga pushtimi i Rusisë shkurtin e kaluar kërkesa është ndërprerë në mënyrë drastike./Demos/